Aktualitet

Sherr me thika mes të rinjve në Pogradec, policia në vendngjarje

Dyshohet se ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shendetësore.

27 Korrik 2024, 22:28 Nga r.ll
Sherr me thika mes të rinjve në Pogradec, policia në vendngjarje
foto ilustruese

POGRADEC- Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit. Gjatë sherrit mes tyre ka pasur edhe përdorim të armës.

Dyshohet se ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shendetësore. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk dihet sa persona janë përfshirë në konflikt. 

NJOFTIMI I POLICISE:

Pogradec

Plagosi lehtë me mjet prerës një 24 vjeçar gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia identifikon dhe kap autorin e dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 22:20, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobta ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

sherr ne pogradec plagosje me thike

Sondazh

Poll