Aktualitet

“Marjusi ishte besimtar, shkonte në xhami”, flasin të afërmit e viktimës në Kavajë, u vra me çifte nga pronari i loka

10 Dhjetor 2019, 10:38 Nga DOSJA
“Marjusi ishte besimtar, shkonte në xhami”, flasin të

TIRANË– Të afërmit dhe fqinjët e 29-vjeçari Marjus Ismaili, që u vra një ditë më parë në qytetin e Kavajës, e kanë përshkruar viktimën si një person të qetë dhe të dedikuar ndaj fesë.

Panorama.com.al shkruan se të afërmit e të riut që u qëllua për vdekje nga 60-vjeçari Xhevdet Leçini, kanë mohuar pretendimet e autorit, i cili mësohet të jetë shprehur përpara autoriteteve se nuk mbante mend si kishte ndodhur ngjarja pasi kishin qenë të dy të dehur.

Nuk është e vërtetë se Marjusi ka qenë i dehur. Ai nuk pinte. Ishte besimtar dhe e frekuentonte rregullisht xhaminë,”– mësohet të jenë shprehur të afërmit e viktimës Ismaili.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë në lagjen nr,2 të Kavajës. Pas një konflikti verbal dhe fizik mësohet se 60-vjeçari Xhevdet Lecini ka vrarë me armë gjahu klientin e tij, 29-vjeçarin, Marjus Ismaili.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin pallat ku edhe banon Marsida Qatja, protagoniste e një tjetër vrasjeje të ndodhur vetëm dy muaj më parë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marjus ismaili vrasje ne kavaje xhevdet lecini marjus ismaili vrasje ne kavaje xhevdet lecini

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 09:59

TIRANË– Pedagogu Klement Qerimi ka pësuar dëme të mëdha nga ana shëndetësore pas tërmetit të 26 nëntorit. Tragjedia që përveçse e la pa banesë (pasi...

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 07:36

Vlorë, digjet furgoni i parkuar pranë Bashkisë

VLORË– Një automjet i llojit furgon është djegur pasi është përfshirë nga flakët. Sipas informcionit zyrtar, autmjeti tip furgon Volskwagen Kaddy ka marrë ...