Aktualitet

FOTO/ Vatra masive e zjarrit ende aktive në Konispol, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Nga flakët është përfshirë mali i Saraqindit duke përfshirë zonën e Shalës- Dishat – Markat.

27 Korrik 2024, 20:24 Nga S.B
FOTO/ Vatra masive e zjarrit ende aktive në Konispol, dyshohet për
pamje nga ngjarja

KONISPOL- Zjarri i përmasave të mëdha i cili nisi ditën e djeshme në Konispol vijon të jetë ende aktiv edhe ditën e sotme. Nga flakët është përfshirë mali i Saraqindit duke përfshirë zonën e Shalës- Dishat – Markat.

Bëhet me dije se në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse si dhe banorë të Konispolit. Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë për shuarjen e flakëve është vepruar me mjete rrethanore.

Flakët masive kanë rrezikuar ullishtet dhe banesat aty pranë. Ndërkohë zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

konispol zjarr

Sondazh

Poll