Aktualitet

8 marsi/ Nga protestat në Astir e Kukës, tek “haremi” i Ramës me gratë e Fierit

8 Mars 2019, 13:08 Nga DOSJA
8 marsi/ Nga protestat në Astir e Kukës, tek “haremi” i

SHQIPËRI- Sot është 8 marsi, dita ndërkombëtare e grave dhe vajzave. Festime dhe protesta u zhvilluan edhe në Shqipëri. Në Kukës dhe në Astir pati protesta, me anë të cilave,  gratë kërkuan të mbronin të drejta e tyre dhe iu bënë thirrje shoqërisë për sensibilizim kundër dhunës ndaj grave. Ndërsa në Fier kryeministri Edi Rama ka festuar me gratë duke vallëzuar me to. Për gratë dhe vajzat nuk ka munguar as vëmendja nga politikanët e tjerë. Urimet kanë nisur që nga kreu i shtetit, Ilir Meta deri tek ish-deputetët e opozitës. 

Zhvillimet orë pas ore në ditën ndërkombëtare të grave:

Ora 13:26 – ‘Haremi’ i socialistëve për 8 mars, si u vodhën festën grave

Edhe në festën e 8 marsit politikanët kanë kërkuar vëmendjen. Rama ka takuar gratë në Fier. Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar fotot e greve që punojnë me të.

Ora 13:10 – Gratë në Kukës protestojnë për 8 mars, bëjnë thirrje për sensibilizim kundër dhunës

Me pankartat “Mos hesht, raporto dhunën” dhe “Me ty, ti nuk je vetëm”, ato kërkojnë të mbrojnë të drejtat e tyre dhe iu bëjnë thirrje shoqërisë për sensibilizim kundër dhunës ndaj grave.

Ora 12:50 – Video-mesazhi i Majlinda Bregut: Vetëm dëgjojini gratë

“Dëgjojini gratë”, me këtë shënim nis video-mesazhin ish-ministrja Majlinda Bregu, ku iu dedikohet grave dhe veçanërisht, punësimit të tyre. Mesazhi i Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu ka nisur një fushatë sensibilizimi për gratë, por një fushatë fuqizimi ekonomik për to.

Ora 12:19 – Burri s’pranon të solidarizohet dhe shan gratë: S’uroj këto lezbiket unë 

8 marsi është duke u festuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë, ndërkohë që në Tiranë dhe në Kukës, gratë dhe vajzat kanë zgjedhur të protestojnë. Por duket se gratë kanë shumë punë për të arritur që të fitojnë atë që u takon dhe të jenë të barabarta 100%.

Ora 12:00 – Gratë e Astirit në protestë, autobusi tenton të futet mes turmës

Këtë 8 mars gratë e Astririt kanë zgjedhur të festojnë ndryshe ditën ndërkombëtare të gruas, duke dalë në protestë me pankartat: “Shtëpia jonë, motoja jonë”, ku banesat e tyre preken nga projekti i Unazës së Re.

Ora 11:57 – Ndizet atmosfera, Rama: Duart lart të gjitha. Më shkatërruat fare

Kryeministri Edi Rama ka organizuar një takim festiv me gratë e qytetit të Fierit, në kuadër të festës së 8 Marsit. Pas një fjalë të shkurtër, Rama i ftoi zonjat dhe zonjushat e mbledhura për të vallëzuar dhe ua ‘ndaloi’ kategorikisht bërjen e një foto me të.

Ora 10:31 – Zv.ambasadorja Leyla Moses-Ones, mesazh shqiptareve me rastin e 8 Marsit

E ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones ndan mesazhin e saj mbi rolet e rëndësishme që gratë luajnë në Ambasadën tonë  dhe në botë. Në videon e postuar në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, shfaqen gratë me profesione të ndryshme, nën moton, “Ne jemi gjysma e botës”.

Ora 09:52 – Rama nis ditën me një urim për gruan dhe mamanë

Kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën e tij të mëngjesit me një urim për festën e 8 Marsit. Rama ka postuar një foto me nënën e tij, Anetën dhe me gruan e tij me të cilën ka edhe një djalë, Lindën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 8 mars 2019 edi rama ne fier festa e grave protesta per 8 mars 8 mars 2019 edi rama ne fier festa e grave protesta per 8 mars

Sondazh

Poll