Sport

Ederson: "Probleme me Ortega? E rreme. Mbetem i fokusuar në përgatitjet e sezonit”

Dita e raportuar ka qenë, pa dyshim, një nga ditët më të vështira të karrierës sime, kur pësova një frakturë që më pengoi të garoja në pjesën e fundit të sezonit dhe si pasojë, të përfaqësoja vendi im në Copa America.

27 Korrik 2024, 08:30 Nga DOSJA

ANGLI - Me një rrëfim në profilin e tij në Instagram, portieri i Manchester Cityt,  braziliani Ederson mbylli thashethemet për marrëdhënien e tij të keqe të mundshme me partnerin e tij në portë Ortega: “Duke saktësuar se shënimi i publikuar dje nga portali The Athletic i referohej një gjoja pakënaqësie nga ana ime ndaj një kolegu.

Është totalisht e rreme, dita e supozuar e raportuar ka qenë, pa dyshim, një nga ditët më të vështira të karrierës sime, kur pësova një frakturë që më pengoi të garoja në pjesën e fundit të sezonit dhe si pasojë, të përfaqësoja vendi im në Copa America.

Në momentin e dëmtimit, mendimi im i vetëm ishte të vazhdoja ndeshjen, duke mbrojtur Cityn në luftën për titullin që kishin fituar, megjithatë emocioni i ndeshjes do të kishte qenë më i madh se realiteti dhe, në mënyrë të pashmangshme, nuk do të kisha mundur të vazhdoj, ashtu siç do të kisha dashur për shkak të dëmit që shkaktoi. Mbetem i fokusuar në përgatitjen e sezonit”, mbyll Ederson.

Fjalët e fundit janë domethënëse, duke qenë se prej disa javësh po qarkullojnë thashetheme për të ardhmen e tij që do ta largonte nga Mançesteri (flitet për Arabinë, por edhe për Spanjën, e dhënë se pista arabe me Al Ittihad nuk po gjen rezultate shumë konkrete).

Ederson: "Probleme me Ortega? E rreme. Mbetem i fokusuar në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll