Sport

Lind hipoteza e Griezmann për në MLS: ai do të ishte më i paguari pas Messit!...

Pas kampionatit zhgënjyes evropian që përjetoi në Gjermani, ai do të ishte i pavendosur nëse do të largohej tashmë gjatë kësaj vere, apo do të presë derisa t'i skadojë kontrata dhe të largohet me kosto zero

27 Korrik 2024, 07:30 Nga DOSJA
Lind hipoteza e Griezmann për në MLS: ai do të ishte më i

SHBA - Antoine Griezmann është objektivi i madh i Los Angeles FC, por L'Equipe e kthen atë në Francë.

Klubi i MLS-së, i cili tashmë ka zyrtarizuar dy ish-ndërkombëtarë francezë, si Hugo Lloris  dhe Olivier Giroud, të dy kampionë të botës në vitin 2018, synon gjithashtu të sjellë edhe ‘Le Petit Diable’ në Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, sipas asaj që lexohet, duket se skuadra kaliforniane po bën progres drejt sulmuesit javët e fundit, duke ditur që ai ka një klauzolë prej 10 milionë eurosh, shifër kjo padyshim e arritshme për ta.

Në veçanti këto ditë, do të kishte pasur disa kontakte me motrën dhe agjentin e tij Maud Griezmann, si dhe me avokatin e tij të besuar, Sevan Karian. Lojtarit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann do t'i ofrohet një ofertë për t'u bërë lojtari i dytë më i paguar në ligë, pas Leo Messit.

Griezmann nga ana e tij nuk do të ishte indiferent ndaj kësaj oferte dhe po e vlerëson me kujdes çështjen, edhe nëse, pas kampionatit zhgënjyes evropian që përjetoi në Gjermani, ai do të ishte i pavendosur nëse do të largohej tashmë gjatë kësaj vere, apo do të presë derisa t'i skadojë kontrata dhe të largohet me kosto zero.

Megjithatë, synimi i klubit amerikan do të ishte që ta kishin menjëherë me vete, pa pritur aq gjatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll