Sport

Gnabry hedh poshtë merkaton: “Spekulime, nuk kam thënë se dua të largohem”...

“Të jem i sinqertë, më duket paksa absurde që spekulimet janë kaq të egra, jo vetëm për emrin tim, por edhe për atë të bashkëlojtarëve të mi”

27 Korrik 2024, 08:00 Nga DOSJA
Gnabry hedh poshtë merkaton: “Spekulime, nuk kam thënë se

GJERMANI - Ai nuk u thirrur në Kampionatin Evropian në Gjermani nga trajneri Julen Nagelsmann, për shkak të problemeve fizike dhe një vonese në formë fizike, që nuk ishte adekuate për ekipin kombëtar.

Tani Serge Gnabry e gjen veten të aftë të bashkohet sërish me Bayern Munich dhe të kthehet në në qendër të vëmendjes. Anësori i djathtë 29-vjeçar, i cili ashtu si disa lojtarë të klubit bavarez, përfundoi nën lupën e drejtuesve dhe në mëshirën e thashethemeve për transferime për shkak të interesave të ndryshme nga jashtë.

E tashmja dhe e ardhmja në Bundesligë. Por anësori i lindur në vitin 1995, gjatë një interviste me Süddeutsche Zeitung, sqaroi se cila është e ardhmja e afërt: “Të jem i sinqertë, më duket paksa absurde që spekulimet janë kaq të egra, jo vetëm për emrin tim, por edhe për atë të bashkëlojtarëve të mi”, ka deklaruar ai.

Në vazhdim: “Sidomos sepse ne të gjithë kemi kontrata të vlefshme dhe vazhdojmë të luajmë futboll në nivelin më të lartë”. Në fakt, lojtari me origjinë nga Stutgarti është i lidhur me një marrëveshje me Bayernin deri në vitin 2026.

Gnabry dëshiron të kthehet në formë. Një kontratë dyvjeçare me Die Roten dhe një mesazh i qartë: “Nuk kam thënë se dua të largohem”, deklaroi anësori sulmues. Kjo pavarësisht blerjes së Michael Olise mbi të gjitha, i cili do të mbivendoste Gnabry për nga pozicioni.

Megjithatë, ish-lojtari i Hoffenheimit ka nënvizuar në disa raste se qëndrimi afatgjatë te Bayerni nuk është aspak një utopi. Pas problemeve të vazhdueshme të dëmtimeve, ai shpjegoi se donte të "rikthehej në formë dhe të bëjë paraqitjet me të cilat jemi mësuar.

“Dua të qëndroj i shëndetshëm dhe të sulmoj përsëri. Besoj në veten time dhe e di se çfarë mund t'i jap skuadrës". Gnabry bëri vetëm 20 paraqitje sezonin e kaluar, pasi theu parakrahun e tij dhe pësoi lëndime të shumta muskulore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll