Sport

“Paris 2024”/ Zidane do jetë bartësi i fundit i Flakës Olimpike, Platini votoi për të!

Kush do të jetë bartësi i fundit i Flakës Olimpike për këtë ceremoni të Lojërave Olimpike 2024?

26 Korrik 2024, 19:00 Nga DOSJA
“Paris 2024”/ Zidane do jetë bartësi i fundit i

FRANCE - Kjo ishte një nga pyetjet e mëdha të kësaj ceremonie hapëse të Lojërave Olimpike 2024! Prej muajsh, thashetheme të shumta kanë qarkulluar për identitetin e transportuesve të ndryshëm.

Për mbërritjen e flakës në Francë në portin e vjetër të Marsejës, emri i Zinedine Zidane ishte përmendur prej kohësh, por në fund ishte reperi JUL ai që mori zjarrin e shenjtë nga duart e notarit dhe flamurtarit francez Florent Manaudou.

Zizou apo Pérec!

Për stafetën e fundit përmendet sërish emri i kampionit të botës 1998 dhe duket se është favoriti i madh me legjendën e atletikës Marie-José Pérec.

Marsejasi është i pranishëm në Paris, siç zbulohet nga RMC Sport, dhe për Michel Platinin, i cili ndezi flakën olimpike gjatë Lojërave Olimpike Dimërore Albertville në 1992, bartësi i fundit duhet të jetë Zizou:

"Shpresoj që pishtari i fundit të jetë Zinedine Zidane, është padyshim francezi më i njohur në botë”, deklaroi legjenda e skuadrës franceze në mikrofonin e France 2. Tani diskutimi Zidane apo Pérec, ka marrë fund!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll