Sport

Kryebashkiaku i Londrës bën fushatë që ndeshjet e Premier League të luhen edhe jashtë Anglisë… shpërthejnë replikat

Sadiq Khan pranoi të premten se ndeshjet e Premier League ka të ngjarë të luhen jashtë vendit në të ardhmen e afërt. Kryebashkiaku i Londrës tregon edhe për potencialin tregtar jashtë vendit.

26 Korrik 2024, 18:32 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Londrës bën fushatë që ndeshjet e Premier

ANGLI - Ndërsa debatet rreth rritjes së ndeshjeve janë ndezur, çështja e ndeshjeve jashtë mund të lindi. Aq më tepër, që në disa kampionate, planifikojnë të luajnë një ose dy ndeshje në sezon jashtë vendit. Premier League, mund të një prej tyre, sipas kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, i cili është më tepër se pro.

"Unë mendoj se kjo është ajo drejt së cilës ne po shkojmë,- shpjegoi Sadiq Khan. - Ne kemi parë liga të tjera në Evropë, të cilat kanë zhvilluar ndeshje zyrtare diku tjetër. Të 32 ekipet e NFL tani kanë luajtur në Londër dhe të gjitha kanë kaluar një kohë të mire.

Mendoj, se argumenti për Premier League dhe pronarët është: pse tifozët në këto vende të tjera nuk mund të shijojnë një ndeshje zyrtare?” Kryebashkiaku gjithashtu vuri në dukje potencialin tregtar jashtë vendit dhe siguroi Financial Times, se ai ishte "i bindur që një ditë të kishte një ndeshje të Premier League në Nju Jork".

Derbi i Londrës së Veriut në Nju Jork?

Edhe nëse ai siguron se nuk dëshiron që fansat të “humben”, deklaratat e tij kanë ndezur një polemikë të gjallë në të gjithë Kanalin. “I nderuar kryebashkiak i Londrës, a thua se do të ishe i lumtur të shihje derbin e Londrës së Veriut të zhvilluar në Los Angeles apo Nju Jork?”, pyeti FSA, shoqata e tifozëve anglezë. 

“Ne fituam ndeshjen e 39-të në vitin 2008 dhe do të sulmojmë çdo formë të ringjalljes (të këtij lloji të projektit) me gjithë forcën tonë goditëse”,- vijoi shoqata, duke iu referuar projektit të braktisur, të një ndeshjeje të 39-të jashtë vendit të mbështetur nga Premier League në atë kohë, projekt, i cili u konsiderua i dështuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll