Aktualitet

Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve, kryebashkiaku i Vlorës: Zjarri është vendosur nga dora e njeriut

Dredha tha se të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit.

26 Korrik 2024, 19:28 Nga r.ll
Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve, kryebashkiaku i
ermal dredha

VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve. Vendgrumbullimi vijon të digjet që paraditen e djeshme 

Dredha tha se të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit. Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit.

“Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë”, tha Dredha.

Në fjalën e tij kryebashkiaku, kërkoi edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktojnë situata zjarresh.

ermal dredha zjarr ne vlore

Sondazh

Poll