Aktualitet

"Danger"/ Qëlloi me armë në ajër pasi policia i zbuloi parcelën me kanabis, arrestohet 48-vjeçari në Krujë (EMRI)

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan bimët narkotike, arma e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli. 

26 Korrik 2024, 15:27 Nga S.B
"Danger"/ Qëlloi me armë në ajër pasi policia i
pamje nga ngjarja

KRUJË- Arrestohet një 48-vjeçar në Krujë. Mësohet se 48-vjeçari Artur Sala, kishte kultivuar një parcelë me 64 bimë kanabis në Kodër Bubq.

Pasi policia i zbuloi parcelën, Sala ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan bimët narkotike, arma e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli. 

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin policor të koduar "Danger".

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi Artur Sala., 48 vjeç, banues në Arrameras. 

Gjatë kontrollit në Kodër Bubq, është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi A. S. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan së bashku me bimët dhe armën e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejzbolli. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

kruje arme kanabis

Sondazh

Poll