Aktualitet

GJKKO cakton vazhdimin e "arrestit në burg" për biznesmenin Valter Begaj, ortakun e ish-kreut të ARRSH

Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

26 Korrik 2024, 16:15 Nga r.ll
GJKKO cakton vazhdimin e "arrestit në burg" për biznesmenin
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar vazhdimin e masës së sigurisë "arrest në burg" për biznesmenin Valter Begaj, ortakun e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit. 

Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I GJKKO:

1. Kërkuesi Valter Begaj më datë 27.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkohet informacion me shkrim mbi gjendjen e procedimit penal Nr. 214/2023 dhe verifikimin e nevojave të sigurimit për personin nën hetim Valter Begaj”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 309, datë 26.07.2024, vendosi:

1. Verifikimin dhe marrjen e informacionit nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit për rastin objekt gjykimi.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj shtetasit Valter Begaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.21, datë 13.03.2024, miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me anë të vendimit Nr.16, datë 25.04.2024.

3. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. Tiranë, më datë 26.07.2024

valter begaj evis berberi

Sondazh

Poll