Aktualitet

Ra nga shkëmbi, humb jetën në Alpet shqiptare alpinisti nga Kosova, e pamundur nxjerrja e trupit

26 Korrik 2024, 18:43 Nga r.ll
Ra nga shkëmbi, humb jetën në Alpet shqiptare alpinisti nga
foto ilustruese

TROPOJË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Alpet shqiptare, ku një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetën.

Sipas njoftimit të shefit të krimeve të policisë në Tropojë ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Nxjerrja e trupit të pajetë është e vështirë, për shkak se nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, ndërsa kjo mund të realizohet vetëm nga alpinistë të certifikuar që varen me litar.

aksident ne alpet shqiptare

Sondazh

Poll