Aktualitet

Humbën rrugën dhe u bllokuan në mal, shpëtohen pesë turistë gjerman në Përcëllesh

Ndërhyrja e policisë bëri të mundur shpëtimin e tyre në kohë.

26 Korrik 2024, 18:21 Nga S.B
Humbën rrugën dhe u bllokuan në mal, shpëtohen pesë
pamje nga ngjarja

TIRANË- Pesë turistë gjerman janë shpëtuar ditën e sotme pasi mbetën të bllokuar në mal. Mësohet se turistët humbën rrugën dhe mbetën të bllokuar me automjet për shkak të terrenit të papërshtatshëm në fshatin Përcëllesh.

Ndërhyrja e policisë bëri të mundur shpëtimin e tyre në kohë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, i vijnë në ndihmë 5 turistëve nga Gjermania, të cilët kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet.

Sot rreth orës 08:00, është marrë njoftim se 5 turistë nga Gjermania, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Përcëllesh, dhe si pasojë kishin mbetur të bllokuar, me automjetin e tyre, për shkak të terrenit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën dhe iu kanë shkuar në ndihmë turistëve.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

turiste percellesh

Sondazh

Poll