Sport

Man.United mban Harry Maguire: "Nuk kam dëgjuar kurrë që nuk më duan, unë jam pjesë e së ardhmes së tyre"

“Më kam mbetur edhe një vit në kontratën time me një opsion, por nëse më thonë se nuk më duan më, është e qartë se do të kërkoj alternativa diku tjetër”

26 Korrik 2024, 17:13 Nga DOSJA
Man.United mban Harry Maguire: "Nuk kam dëgjuar kurrë që nuk

ANGLI - 87 milionë eurot e shpërdoruara nga Manchester United për të marrë Harry Maguire nga Leicester nuk kanë shkuar kurrë mirë me tifozët e ‘Djajve të Kuq’, as me kritikët dhe komentuesit.

Një shpenzim i çmendur dhe i pafrytshëm, duke gjykuar nga paraqitjet e ofruara nga qendërmbrojtësi anglez 31-vjeçar gjatë kohës së tij te United.

Dhe verën e kaluar të gjithë do ta kujtojnë lamtumirën me një hap të Maguire, kur asgjë nuk doli prej saj dhe ai pati një sezon të tmerrshëm për sa i përket lëndimeve të përsëritura.

 Por duke iu drejtuar të ardhmes, megjithatë, në intervistën dhënë për Sky Sports UK, Maguire u tha se ai është pjesë e planeve të MU:

“Gjithçka që kam dëgjuar dhe veprimet që më janë treguar nga klubi, më bëjnë pjesë e së ardhmes dhe është koha për të vazhduar punën për të siguruar që ky klub të bëhet sërish i suksesshëm dhe të konkurrojë për trofe të mëdhenj”.

Qëndrimi në Mançester vazhdon: “Më kam mbetur edhe një vit në kontratën time me një opsion, por nëse më thonë se nuk më duan më, është e qartë se do të kërkoj alternativa diku tjetër”.

Dhe duke saktësuar faktet e sotme: "Por kjo nuk më është thënë asnjëherë. Këtu fokusohem vetëm te fitimi i trofeve!", deklaroi për transmetuesin satelitor mbrojtësi i lindur në vitin 1993.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll