Sport

Paquetà rrezikon dënimin e përjetshëm: West Ham mendon ta çojë FA në gjykatë...

“I mohoj plotësisht akuzat dhe unë do të luftoj me çdo mjet për të pastruar emrin tim”.

26 Korrik 2024, 17:24 Nga DOSJA
Paquetà rrezikon dënimin e përjetshëm: West Ham mendon ta

ANGLI - West Ham së shpejti mund t'i shpallë luftë FA. Hammers po mendojnë ta çojnë Federatën Angleze të Futbollit në gjykatë për pezullimin e mundshëm të Lucas Paqueta, pasi ai u akuzua për marrje me qëllim të kartonave të verdhë të hershëm në 4 ndeshje të Premier League kundër Leicester, Aston Villa, Leeds dhe Bournemouth.

Nëse prokuroria, raporton The Sun, do ta shpallte fajtor ish-mesfushorin brazilian të AC Milanit për sa më sipër, do ta detyronte lojtarin të largohej përjetë nga futbolli. Për momentin, lojtari i lindur në vitin 1997 është i lirë të luajë me fanelën e West Ham deri sa të përfundojë procesi disiplinor dhe gjithashtu ka mohuar çdo keqbërje të dyshuar ndaj tij.

Por siç pritej, West Ham po mendon t'i drejtohet edhe Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për të penguar FA të shqyrtojë çështjen.

Sipas tabloidit anglez, klubi po "vë në pikëpyetje juridiksionin e FA" për këtë çështje, duke qenë se bastet e dyshimta që lidhen me ndalimin e Paquetas kanë ndodhur në Brazil.

Për më tepër, West Ham e konsideron "të paarsyeshme" që braziliani të humbasë karrierën e tij si lojtar për shkak të akuzave për fiksime, duke qenë se udhëzimet sanksionuese të FA vendosin një ndalim nga 6 muaj deri në përjetë. Por sipas zërave që kanë dalë deri tani, FA do të jepte një dënimin maksimal.

Ngjarje, e cila ndër të tjera, bëri që edhe transferimi i mundshëm i brazilianit te Manchester City të dështojë, për një shumë prej rreth 85 milionë paund.

Këto ishin fjalët e Paquetàs në maj, kur doli lajmi: "Jam jashtëzakonisht i befasuar dhe i tronditur nga vendimi i FA për të më akuzuar. Për nëntë muaj kam bashkëpunuar me çdo fazë të hetimit dhe kam dhënë të gjitha informacionet e mundshme. I mohoj plotësisht akuzat dhe unë do të luftoj me çdo mjet për të pastruar emrin tim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll