Sport

“Paris 2024”/ Bien sirenat, alarm i rremë në Qendrën e Medias: Izolohet zona…

Policia ka ndërhyrë menjëherë në zonë, por pas rreth dhjetë minutash situata është normalizuar

26 Korrik 2024, 17:49 Nga DOSJA

“Paris 2024”/ Bien sirenat, alarm i rremë në Qendrën

FRANCE - Tensioni po rritet në Paris në prag të fillimit të Lojërave Olimpike. Pas sulmit në linjat hekurudhore të shpejtësisë së lartë në qytet, në Qendrën Mediale ra alarmi dhe  policia rrethoi të gjithë zonën e prekur.

Për momentin nuk dihet arsyeja pse u morën masat e sigurisë, por pas dhjetë minutash situata u kthye menjëherë në normalitet. Në këto orë zona pret mijëra gazetarë brenda në pritje për të ndjekur ceremoninë e hapjes. 

Alarmi në Qendrën Mediatike ‘Paris 2024’ zgjati vetëm disa minuta, pasi kishin rrethuar zonën, specialistët e policisë kombëtare franceze kontrolluan me kujdes zonën dhe më pas dhanë dritën jeshile për rihapjen. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll