Aktualitet

"Poker 2"/ Gjykata e Tiranës liron 11 të arrestuarit, mes tyre nipi i Flamur Nokës dhe djali i biznesmenit Ymer Lala

Dy ditë më parë, shërbimet policore të komisariatit numër 2 arrestuan shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani, Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj. Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

26 Korrik 2024, 14:39 Nga N.F
"Poker 2"/ Gjykata e Tiranës liron 11 të arrestuarit, mes
Foto ilustruese

TIRANË- Djali i biznesmenit Ymer Lala u vendos në pranga pas një operacioni kundër lojrave të fatit. Gjatë këtij operacioni u vendosën në pranga 11 persona. Ndërsa sot Gjykata e Tiranës i ka liruar nga burgu 11 personat ndërsa u ka caktuar të masën e sigurisë "detyrim me paraqitje".

Dy ditë më parë, shërbimet policore të komisariatit numër 2 arrestuan shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani, Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj. Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Arrestimi i 24-vjeçarit Lala është bërë mbrëmjen së mërkures ndërsa i riu rezulton të jetë edhe punonjës në Gardën e Republikës. I riu Ylard Lala kishte nën administrim një lokal në rrugën "Andon Zakon Çajupi", ku gjatë një kontrolli të bërë nga Policia u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin duke nxjerrë edhe pamjet e kontrollit të bëra brenda në lokal. 


24-vjeçari akuzohet për dy vepra penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara". Në pranga, përveç Ylard Lalës, u vendos edhe nipi i deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, 32-vjeçari Rexhep Noka.

 

 

ymer lala

Sondazh

Poll