Sport

VIDEO / Egnatia fiton në Islandë, tani më pranë kualifikimit!

Kampionët e Shqipërisë të Egnatias kaluan në raundin e dytë eliminator të Ligës së Conferencave ku u përballën në ndeshjen e parë me Vikingurin e Islandës.

25 Korrik 2024, 22:21 Nga DOSJA
VIDEO / Egnatia fiton në Islandë, tani më pranë

ISLANDE - Pas eliminimit që në raundin e parë eliminator të Champions League, kampionët e Shqipërisë të Egnatias kaluan në raundin e dytë eliminator të Ligës së Conferencave ku u përballën në ndeshjen e parë me Vikingurin e Islandës.

Në ndeshjen e parë në transfertë rrogozhinasit arritën të fitojnë me shifrat 1-0 duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Pas sulmeve të njëpasnjëshme në fillimin e ndeshjes, në minutën e 31-të Joel shfrytëzon një pasiguri të portierit vendas për të zhbllokuar rezultatin i cili mbeti me shifrat 1-0 në 45 minutat e para.


Në të dytën loja u bë më e ekuilibruar pasi vendasit shtuan presionin në portën e skuadrës shqiptare por pa mundur të ndryshojnë asgjë, ashtu si edhe sulmet e skuadrës së Tetovës nuk sollën tjetër gol, por gjithësesi një fitore mjaft e rëndësishme në këtë ndeshje të parë që i jep shumë shpresë kalimi për më tej Egnatias e cila ndeshjen e dytë e luan në Shqipëri pas një jave në "Loro Borici".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll