Sport

Uzuni sërish përballë idhullit të tij, Cristiano Ronaldo, do të luaj kundër Al Nassr!

Sulmuesi shqiptar ndjek në çdo hap gjurmën e portugezit dhe kishte mundësinë të luante kundër tij kur ishte pjesë e Ferencvaros.

25 Korrik 2024, 22:17 Nga DOSJA
Uzuni sërish përballë idhullit të tij, Cristiano Ronaldo, do

SPANJE - Dihet që idhulli i Myrto Uzunit dhe shembulli që kërkon të ndjek në futboll është Cristiano Ronaldo. Sulmuesi shqiptar ndjek në çdo hap gjurmën e portugezit dhe kishte mundësinë të luante kundër tij kur ishte pjesë e Ferencvaros.

Madje në atë ndeshje Uzuni shënoi gol dhe festoi para syve të Ronaldos, ndërsa më pas i shprehu të gjitha konsideratat e tij. Por duket se fati i jep një tjetër mundësi për t’u përballur. Granada do të përballet në datën 4 gusht ndaj Al Nassr dhe për Uzunin kjo do të jetë më shumë se një ndeshje miqësore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll