Art&Argëtim

VIDEO/ Bebe Rexha elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival”: Le të festojmë unitetin mes nesh, gjakun e kemi një!

Në një moment, artistja me famë ndërkombëtare nxori një bluzë mbi të cilën shkruhej: E adhuroj Prishtinën.

26 Korrik 2024, 14:40 Nga S.B
VIDEO/ Bebe Rexha elektrizon skenën e “Sunny Hill Festival”: Le
Bebe Rexha

KOSOVË- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha krijoi një atmosferë fantastike në natën e parë të festivalit “Sunny Hill” në Kosovë. Ajo performoi disa prej këngëve të saj hit të cilat elektrizuan skenën për minuta të tëra.

Në një moment, artistja me famë ndërkombëtare nxori një bluzë mbi të cilën shkruhej: E adhuroj Prishtinën.

Më tej Bebe tha: Babain e kam nga Dibra, unë nuk e flas mirë gjuhën letrare, mos më gjykoni. Vëllezër le të festojmë unitetin mes nesh. Gjakun e kemi një!

Rexha vijoi me performancën ku vëmendjen e mori kënga “Say my name” të cilën ylli e kishte kombinuar me detaje folklorike. Në skenë mbizotëruan tupanat dhe flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZoneVip (@zonevipal)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kenget tona (@kengettona)

bebe rexha sunny hill

Sondazh

Poll