Art&Argëtim

Dueti i shumëpritur/ Celine Dion dhe Lady Gaga do të këndojnë "La Vie en Rose" në hapjen e Lojërave Olimpike

Yjet e muzikës do të këndojnë "La Vie en Rose" nga legjendarja Edith Piaf.

25 Korrik 2024, 15:18 Nga S.B
Dueti i shumëpritur/ Celine Dion dhe Lady Gaga do të
Lady Gaga dhe Celine Dion

PARIS- Këngëtarja Celine Dion nuk e ka konfirmuar nëse do të këndojë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, megjithatë Guardian dhe media të tjera ndërkombëtare e marrin si të mirëqenë rikthimin e madh të yllit në skenë dhe më gjerë. Sipas një publikimi të fundit, së bashku me Dion, në skenë do të jetë edhe Lady Gaga.

Të njëjtat informacione thonë se dy artistet do të nderojnë vendin ku zhvillohet eventi më i madh sportiv në botë, me një nga këngët më ikonike franceze në skenën muzikore botërore. Yjet e muzikës do të këndojnë "La Vie en Rose" nga legjendarja Edith Piaf.

56-vjeçarja Dion, u pa duke hyrë në hotelin Royal Monceau në kryeqytetin francez të hënën. Në deklaratat e fundit ajo ka theksuar se dëshiron t'i rikthehet performancave live, por e pyetur për thashethemet se do të këndojë në Olimpiadë, ajo nuk ka dhënë asnjë përgjigje për gazetarët.

celine dion lady gaga

Sondazh

Poll