Art&Argëtim

Kandidati i Trump kritika ndaj Kamala Harris për faktin se nuk ka fëmijë, reagon Jennifer Aniston: Lutem që vajza juaj të lindë fëmijët e saj një ditë...

Aktorja e ‘Friends’ postoi një intervistë të vitit 2021 me Vance, e cila është shpërndarë gjerësisht që nga përzgjedhja e tij si kandidati i Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

25 Korrik 2024, 18:10 Nga S.B
Kandidati i Trump kritika ndaj Kamala Harris për faktin se nuk ka
Vance dhe Aniston

SHBA- Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka kritikuar kandidatin për zëvendëspresident të Donald Trump, JD Vance, për komentet e rishfaqura duke i quajtur demokratët një "grumbull zonjash macesh pa fëmijë me jetë të mjerueshme". Aktorja e ‘Friends’ postoi një intervistë të vitit 2021 me Vance, e cila është shpërndarë gjerësisht që nga përzgjedhja e tij si kandidati i Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Me të vërtetë nuk mund ta besoj se kjo vjen nga një zëvendëspresident i mundshëm i Shteteve të Bashkuara” shkroi ajo në Instagram. "Gjithçka që mund të them është... Zoti Vance, lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijët e saj një ditë."

"Shpresoj që ajo të mos ketë nevojë t'i drejtohet IVF-së si një opsion i dytë," shkroi Aniston. "Sepse ti po përpiqesh t'ia heqësh edhe atë asaj."

Kandidati i Trump kritika ndaj Kamala Harris për faktin se nuk ka
Jennifer Aniston

Aktorja më parë ka folur hapur për vështirësitë e saj gjatë përpjekjes për të pasur fëmijë përmes fekondimit in-vitro (IVF). Muajin e kaluar, Vance votoi për të bllokuar legjislacionin e propozuar nga demokratët për të garantuar aksesin në IVF në mbarë vendin.

Në klip, Vance kritikoi zëvendëspresidenten Kamala Harris sepse ajo nuk ka fëmijë biologjikë. Harris është njerka e dy fëmijëve të bashkëshortit të saj Doug Emhoff.

Vance i tha ish-prezantuesit të Fox News, Tucker Carlson, se SHBA-ja drejtohej nga "një tufë zonjash macesh pa fëmijë, të cilat janë të mjera për jetën e tyre dhe zgjedhjet që kanë bërë dhe kështu duan të bëjnë të mjerë edhe pjesën tjetër të vendit."

"Shikoni Kamala Harris, Pete Buttigieg, AOC [Alexandria Ocasio-Cortez], e gjithë e ardhmja e demokratëve kontrollohet nga njerëz pa fëmijë," tha ai.

vance jennifer aniston

Sondazh

Poll