Art&Argëtim

Aktori i James Bond njofton tërheqjen nga aktrimi: Ka qenë një udhëtim argëtues, por të plakesh nuk është dhe aq...

Aktori u trajtua në spital para se të kthehej në shtëpinë e tij në Los Angeles.

25 Korrik 2024, 21:07 Nga S.B
Aktori i James Bond njofton tërheqjen nga aktrimi: Ka qenë një
James Bond

AUSTRALI- Aktori George Lazenby, i cili luajti James Bond në filmin e vitit 1969, “On Her Majesty's Secret Service”, ka njoftuar tërheqjen e tij nga aktrimi. 84-vjeçari australian shkroi në X: Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por është koha për të njoftuar tërheqjen time nga puna.

Ai shtoi: Ka qenë një udhëtim argëtues, por të plakesh nuk është kënaqësi.

Lazenby pësoi një incident në dhjetor 2023, e cila më pas shkaktoi një dëmtim të trurit. Aktori u trajtua në spital para se të kthehej në shtëpinë e tij në Los Angeles.

 

george lazenby james bond

Sondazh

Poll