Politike

"Është më i shqetësuar për udhëheqjen globale", Spaho: Nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent

Ai tha se Rama pasi mbaroi me refugjatët e Melonit u hodh te ato të Anglisë.

26 Korrik 2024, 11:35 Nga M.B
"Është më i shqetësuar për udhëheqjen
Edmond Spaho

TIRANA- Deputeti i PD-së, Edmond Spaho kërkoi sot në Kuvend që Edi Rama të vinte në seancë pas shumë mungesash. Ai tha se Rama është më i shqetësuar për çështjet globale sesa për ato të vendit. Ai tha se Rama pasi mbaroi me refugjatët e Melonit u hodh te ato të Anglisë.

“Sot është seanca e fundit për këtë sezon parlamentar. Që nga janari e deri më sot, nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent. Ai është më i shqetësuar për udhëheqjen globale dhe hallet e popullit ndërkombëtar. Pasi mbaroi me refugjatët e Melonit u hodh te ato të Anglisë, tani të kujdeset pak për refugjatët këtu se jemi kthyer në popull refugjatësh.

Të vijë së paku në ditën e fundit në Kuvend se ai edhe kur vjen në Shqipëri, ia mbath në ndonjë kullë. Është bërë si ai që i këndojnë “ku leh qen e ku del tym, e ku bën daullja bym, aty është Edi Rama”, tha Spaho.

 

kuvendi

Sondazh

Poll

Politike 26 Korrik 2024, 11:01 M.B

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANA- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Seanca e sotme plenare parashikohet që të ketë një axhendë t&...