26 Korrik 2024, 10:10
Nga M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Seanca paraprake e “Sterilizimit” është shtyrë për më datë 12 shtator për shkak të mungesës së një avokati. Ndërkohë mësohet se në sallë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.
Po ashtu Beqaj kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej me veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.
Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
ilir beqaj
Politike
26 Korrik 2024, 07:49
M.B
Kuvendi
TIRANA- Kuvendi mblidhet sërish sot pas seancës së djeshme maratonë. Seanca e sotme plenare parashikohet që të k...
Politike
25 Korrik 2024, 21:42
N.F
Dule dhe Spiropali
TIRANË- Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spirop...
Politike
25 Korrik 2024, 21:20
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij mbrëmjen e sotme, iu drejtua kryeministrit ...
Politike
25 Korrik 2024, 20:50
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të...
Politike
25 Korrik 2024, 20:42
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij, vuri theksin tek protesta e ditës s&eu...
Politike
25 Korrik 2024, 18:28
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur sot Komisionin për Diasporën ndërsa gjatë f...
Politike
25 Korrik 2024, 17:25
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është dekretuar lirimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqipl...
Politike
25 Korrik 2024, 16:44
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë...
Politike
25 Korrik 2024, 16:27
N.F
Igli Hasani
TIRANË- 13 kandidatë janë emëruar zyrtarisht nga qeveritë e tyre për katër postet e larta drejtuese t&e...
Politike
25 Korrik 2024, 16:03
N.F
Himare
HIMARË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkrytari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ndod...