Politike

Zgjedhjet në Himarë/ Debat mes Dules dhe Spiropalit, deputeti: Tavo një kandidat i importuar! Doni të rrëmbeni pronat e të përçani qytetarët

Ai shtoi se është i qartë objektivi i tyre ku sipas tij himarjotëve ata duan t’u rrëmbejnë pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentojnë ti marrin uji. Ai theksoi se në këto kushte ata kanë ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë. 

25 Korrik 2024, 21:42 Nga N.F
Zgjedhjet në Himarë/ Debat mes Dules dhe Spiropalit, deputeti: Tavo
Dule dhe Spiropali

TIRANË- Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare kanë debatuar në lidhje me zgjedhjet në Himarë. Gjatë fjalës së tij Dule e konsoideroi kandidatin e socialistëve për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavon si një kandidat të importuar.

“Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi”, tha deputeti. Ai shtoi se është i qartë objektivi i tyre ku sipas tij himarjotëve ata duan t’u rrëmbejnë pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentojnë ti marrin uji. Ai theksoi se në këto kushte ata kanë ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë. 

“I keni çuar sot Himarës një kandidat të importuar. E çuat bashkë me farefisin, dhe i bëtë zgjedhës në bashki. I çuat edhe bashkëpunëtore duke ju shpërndarë role, e duke u premtuar troje. I çuat një kandidaturë produkt i merkatos politike. Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi. E keni prezantuar si një minoritar.

E çoni tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë. Është i qartë objektivi juaj, himarjotëve doni t’u rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit. Në këto kushte keni ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë. Anëtarët e Këshillimit të Ministrave e bëni me turne shërbimin tuaj për të rrëmbyer mandatin e bashkisë Himarë. Po ju garantoj çfarëdo që të bëni, nuk ka shantazhim, kërcënim e joshje që mund të përdorni për të mposhtur frymën himariote. Nuk mund të rrëmbeni pronën, trashëgiminë e dinjitetin e tyre,” tha ai.


Nga ana tjetër, Spiropali kundërshtoi Dulen dhe mbrojti Tavon, duke e cilësuar kandidat që di të bëjë punën dhe të përfaqësojë shqiptarë e grekë. Ajo shtoi se zgjedhjet në  Himarë nuk janë zgjedhje për të përçare minoritetin dhe shqiptarët por për të bashkuar qytetarët atje. Sipas saj zgjedhjet për bashkitë nuk janë për të ndarë pronat, copat apo ndikimet të brendshme ose të jashtme, por janë zgjedhje që ato troje, ti vëmë në funksion të zhvillimit.

“Zgjedhjet për bashkinë e Himarës nuk janë referendum politik, por janë zgjedhje lokale për banorët atje drejt zgjidhjeve. Zgjedhjet në  Himarë nuk janë zgjedhje për të përçare minoritetin dhe shqiptarët por për të bashkuar qytetarët atje. Zgjedhjet për bashkitë nuk janë për të ndarë pronat, copat apo ndikimet të brendshme ose të jashtme, por janë zgjedhje që ato troje, ti vëmë në funksion të zhvillimit.

Kemi zgjedhur një kandidat që di të bëjë punën dhe të përfaqësojë shqiptarë e grekë. Ne me zgjedhjet e Himarës nuk bëjmë politikë as të brendshme as të jashtme, por do t’i Himarës japim zgjidhje për problemet e tyre lokale jashtë ndikimeve që e kanë kthyer këtë beteje elektorale në një luftë të pakuptimtë ndikimesh që nuk ju bëjnë nderë. Nga ata që vunë kandidat persona me rekorde aty, e deri tek ata që sot e mbajnë jashtë litarin e përçarjeve për bashkinë e Himarës.  Himara do të ketë një kryetar bashkie që nuk troket në dyert të padronëve të fshehur apo të hapur, por troket vetëm tek qytetarët për tu kërkuar besimin dhe votën,” tha Spiropali.

zgjedhjet ne himare vangjel dule spiropali

Sondazh

Poll