25 Korrik 2024, 21:20
Nga S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij mbrëmjen e sotme, iu drejtua kryeministrit Rama duke i përmendur dosjen e hapur me McGonigal. Sipas Berishës kjo dosje do ta ndjekë Ramën gjithë jetën dhe se së shpejti do të zbresë nga froni.
Më tej Berisha thotë se Rama do të paguajë çdo krim me dekada burgje. Në një moment kreu i PD-së përmend edhe Adriana Kalanë, ku sipas tij Rama trembet nga fjalët e saj.
Fjala e plotë:
Berisha: Edi Rama, ti je sot kryeministri i vetëm që ke një dosje të hapur me McGonigal. Mos mendo se ajo do të mbyllet. Mos mendo se do të mbyllet kurrë. Jo, Edi Rama, jo! Ajo të pret dhe do të ndjekë gjithë jetën tënde. Ti ke tmerr nga fjala e Adriana Kalasë, dhe kur ajo përmend revole, ti ke për borxh të thuash se të bëri atentat.
Aq i trembur, aq i frikësuar, aq i çatrafiluar je për shkak të krimeve që ke kryer. Por të garantoj që nga ai fron do zbresësh dhe drejt e tek Emiljano do përfundosh, tek Shullazi yt do përfundosh. A mund të imagjinohet të thotë tjetri për një fjali, se tentoi të më vrasë?
Po çfarë burracaku je ti mor? Vetëm burrë nuk je ti. Ti je turpi i njeriut! Janë krimet që ke kryer që të detyrojnë të trembesh në këtë mënyrë dhe të kesh këtë përrua psikik. Nuk shpëton prej tyre, Edi Rama. Nuk shpëton! Flakët e lëvizjes demokratike, e revoltës së shqiptarëve janë të ndezura në të katër anët e vendit.
Urrejtja e shqiptarëve për ty ka kufi vetëm qiellin. Të garantoj se çdo krim që ke kryer do ta paguash me dekada burgje. Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq, qëndrestare e qëndrestarë, të vazhdojmë këtë betejë. Të bindur se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka. Të vendosur për çdo sakrificë. Për lirinë e votës, për zgjedhje të lira për shqiptarët. Të vendosur për ndryshimin e shumëpritur. Fitoren e opozitës. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!
sali berisha edi rama
Politike
25 Korrik 2024, 20:50
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të...
Politike
25 Korrik 2024, 20:42
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij, vuri theksin tek protesta e ditës s&eu...
Politike
25 Korrik 2024, 18:28
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur sot Komisionin për Diasporën ndërsa gjatë f...
Politike
25 Korrik 2024, 17:25
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është dekretuar lirimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqipl...
Politike
25 Korrik 2024, 16:44
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë...
Politike
25 Korrik 2024, 16:27
N.F
Igli Hasani
TIRANË- 13 kandidatë janë emëruar zyrtarisht nga qeveritë e tyre për katër postet e larta drejtuese t&e...
Politike
25 Korrik 2024, 16:03
N.F
Himare
HIMARË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkrytari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ndod...
Politike
25 Korrik 2024, 15:44
N.F
Kaso
TIRANË- Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para me...
Politike
25 Korrik 2024, 15:34
N.F
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka reaguar në...
Politike
25 Korrik 2024, 15:01
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në seancën e sotme parlamentare foli lidhur me tenderat dhe ...