Politike

Kodi Zgjedhor/ Opozita dhe mazhoranca dakordësohen për një tjetër ndryshim për listat e kandidatëve, ja çfarë propozohet

Ky miratim vjen dy ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet. Në draft propozohet që listat të hapen në 2/3, ndërsa 1/3 do të përbëhet nga kandidatë që nuk lëvizin, pavarësisht votave preferenciale që mund të kenë të tjerë emra që do të renditen në atë që konsiderohet si pjesa e listës së hapur.

26 Korrik 2024, 11:14 Nga N.F
Kodi Zgjedhor/ Opozita dhe mazhoranca dakordësohen për një
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi po mban ditën e stome seancën e radhës plenare ndërsa pritet që të miratojë  ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas një drafti të dakordësuar nga PD dhe PS. Ky miratim vjen dy ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet. Në draft propozohet që listat të hapen në 2/3, ndërsa 1/3 do të përbëhet nga kandidatë që nuk lëvizin, pavarësisht votave preferenciale që mund të kenë të tjerë emra që do të renditen në atë që konsiderohet si pjesa e listës së hapur.

Gjithashtu pritet që në zgjedhjet e 2025 të aplikohet pragu elektoral 1% në nivel kombëtar, ndërsa do të ketë të drejtën e votës edhe Diaspora. Ndërkohë është propozuar edhe një amendament lidhur me përbërjen e listave të kandidatëve. Ky amendament sipas propozuesve synon ruajtjen e kuotave gjinore. Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.

“Në mbeshtetje te nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime neë ligjin Nr. 10019 date 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërise, i ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1
Në nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:
*Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.” 

 

Kodi Zgjedhor/ Opozita dhe mazhoranca dakordësohen për një

kuvend kodi zgjedhor

Sondazh

Poll

Politike 26 Korrik 2024, 11:01 M.B

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANA- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Seanca e sotme plenare parashikohet që të ketë një axhendë t&...