25 Korrik 2024, 20:42
Nga S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij, vuri theksin tek protesta e ditës së sotme para bashkisë së Tiranës. Sipas Berishës, kreu i bashkisë Erion Veliaj ka shembur 13 pallate në zemër të Tiranës, së bashku me Arbjan Maznikun.
Më tej Berisha thotë se këto shembje i kanë realizuar vetëm për të mbushur arkat e veta dhe të kompanive të tyre. Në përfundim Berisha shprehet se ato pallate ishin të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti.
Fjala e plotë:
Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të kauzës që të të gjitha kauzave të shqiptarëve. Të kauzës së shpresës, dinjitetit, lirisë, interesit kombëtar. Një përshëndetje të përzemërt ju oratorëve që me fjalën e tyre të zjarrtë përcjellin në të katër anët e Shqipërisë të vërtetat e realitetit të sotëm, por rrezatojnë guxim dhe frymëzim tek mbarë shqiptarët.
Para së gjithash sot unë duhet të përgëzoj me mirënjohje ata qindra protestuese e protestues që rrethuan bashkinë e Tiranës në një protestë të pamposhtur si dëshmitarë të vendosmërisë së tyre për të mos u pajtuar kurrë me vjedhjen e tmerrshme që Erion Veliaj iu ka bërë qytetarëve të Tiranës me djegësin. Me vjedhjen e tmerrshme që ai me drejtorët e tij ka bërë me modelin 100 përqind të kompanisë 5D.
Më vjedhjen e tmerrshme që ky kryehajdut i shpifur ka bërë së bashku me Maznikun dhe hajdutët e tij, duke shembur 13 pallate në zemër të Tiranës vetëm e vetëm për të mbushur arkat dhe kontot e veta dhe të kompanive të tij. Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti.
sali berisha protesta para bashkise se tiranes
Politike
25 Korrik 2024, 18:28
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur sot Komisionin për Diasporën ndërsa gjatë f...
Politike
25 Korrik 2024, 17:25
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është dekretuar lirimi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqipl...
Politike
25 Korrik 2024, 16:44
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë...
Politike
25 Korrik 2024, 16:27
N.F
Igli Hasani
TIRANË- 13 kandidatë janë emëruar zyrtarisht nga qeveritë e tyre për katër postet e larta drejtuese t&e...
Politike
25 Korrik 2024, 16:03
N.F
Himare
HIMARË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkrytari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ndod...
Politike
25 Korrik 2024, 15:44
N.F
Kaso
TIRANË- Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para me...
Politike
25 Korrik 2024, 15:34
N.F
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka reaguar në...
Politike
25 Korrik 2024, 15:01
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në seancën e sotme parlamentare foli lidhur me tenderat dhe ...
Politike
25 Korrik 2024, 14:37
M.B
Ilirian Celibashi
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, p&...
Politike
25 Korrik 2024, 14:28
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji që drejtoi Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit ...