Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/ Përplasen dy makina, humb jetën një 5-vjeçar
Elbasan- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin-Elbsan, ku nga përplasja e dy mejteve ka humbur jetën një 5-vjeçar. Sipas Policisë janë përplasur...
TIRANË– Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK do të përballet ditën e sotme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Procesi i vetingut për Martinin po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.
Por kush është Anton Martini?
Anton Martini është një prokuror i moshës 45 vjeç me orgjinë nga Tropoja. Njihet si prokurori që përmes një dëshmitari të mbrojtur, siç ishte Adriatik Coli zbërtheu një nga bandat kriminale më potente në vend. Bëhet fjalë për bandën e Durrësit, teksa Martini kërkoi burgim të përjetshëm për kreun e këtij grupi, Lul Berishën.
Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Martini ka mbajtur edhe postin e drejtuesit të prokurorisë së Shkodrës.
Në vitin 2015 ai u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, por këtë vendim e kontestoi për parregullsi. Shkak për këtë largim u bë një përplasje e prokurorit me ish-shefat e tij, gjë që i kushtoi largimin nga kryeqyteti.
Pas ankimimit, do të ishte Arta Marku, ish-kryeprokurorja e përkohshme ajo që do ta rikthente tek Krimet e Rënda, në qershor të vitit 2018.
I lakuar si prokurori që hetoi bandat, ai u kthye në një histori suksesi atëherë kur goditi Bandën e Cërrikut dhe hetoi Lazaratin, përfshirë edhe vrasjen e ish-efektivit Basha.
Martini ishte prokurori që kërkoi dënimin kapital të Arben Frrokut, që u akuzua për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj. Ai ka hetuar gjithashtu edhe bandën e Lushnjës.
Për disa vite, prokurori Martini u vu në kërkim të gjurmëve të vogëlushes së zhdukur, Bleona Mata. Martini njihet edhe për përplasjet me ish-shefat e tij, çka i ka kushtuar edhe largimin nga kryeqyteti, siç edhe rasti i transferimit të përkohshëm në Shkodër.
Përsa i përket pasurisë së tij, “Boldnews.al” ka konsultuar deklaratat e pasurisë të prokurorit Anton Martini, të siguruara nëpërmjet një kërkesë për informacion drejtuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).
Në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara prej tij, rezulton se Martini, në vitin 2007, ka marrë një një kredi ‘të butë’ për blerje apartamenti, me interes të pandryshueshëm 3%, në vlerë 5 milionë lekë të reja, për një afat shlyerjeje 25 vjet (300 muaj).
Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, prokurori Martini deklaron të ardhura nga interesat e Bonove të Thesarit, të konvertuara më pas në Fond Investimi në një bankë të nivelit të dytë dhe interesat e depozitës, të mjaftueshme për të paguar interesin 3% e kredisë, si edhe për t’i krijuar përfitime financiare.
Nga viti 2007 deri në vitin 2015, ai i ka përdorur paratë e kredisë si të tijat, duke bërë të mundur që të blinte një apartament shumë herë më të shtrenjtë se sa ai që mund të blinte me kredinë e butë.
Në vitin 2015, prokurori Anton Martini deklaron se ka porositur një apartament 90 mijë euro. Nga kjo shumë, deklaron se ka paguar 50 mijë euro, ndërkohë që mbetej detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit edhe 40 mijë euro.
Anton Martini është një nga 15 kandidatët që u kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
(f.m;f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Elbasan- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin-Elbsan, ku nga përplasja e dy mejteve ka humbur jetën një 5-vjeçar. Sipas Policisë janë përplasur...
Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Klodian Kurushin, gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Nga KPK u kon...
Tiranë- Tërmeti tragjik i 26 nëntorit është pasur me debate të shumta. Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në News24 deklaroi se tërmeti tregoi se krye...
ITALI– Një shqiptar ka rënë në pranga pasi është kapur teksa transportonte drogë më anë të një gomoneje. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është arrestuar ...
Shqipëri-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndi...
VLORË– Një automjet i llojit furgon është djegur pasi është përfshirë nga flakët. Sipas informcionit zyrtar, autmjeti tip furgon Volskwagen Kaddy ka marrë ...
Gjermani- Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për vizat. Këtë e bë...
Tiranë- Sizmiologu Ervin Kasaj në Faceboook ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të heqin nga telefonat e tyre aplikacionin për tërmetit. Ai thekson informac...
Lezhë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Tale në Lezhës, pasi një zetor ka dalë nga rruga, dhe ka vdeur një 70-vjeçar i cili i...
Durrës-Një nga zonat më sizmike është edhe ajo e kanalit të kuçedrës dhe sipas banorëve të zonës sot ky kanal është mbushur me inerte.Zona është e njohur...