Aktualitet

Iu vu shiriti si e dëmtuar nga tërmeti/Pamje nga godina e shkollës “Emin Duraku”, nxënës dhe prindër pranë saj (VD)

10 Dhjetor 2019, 10:14 Nga DOSJA
Iu vu shiriti si e dëmtuar nga tërmeti/Pamje nga godina e

Tiranë- Godinës së shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë  i është vënë shiriti pasi ka pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.  Në këtë godinë nuk zhvillohet procesi mësimor. Dosja.al sjell pamje nga mbrapa shkollës, e cila është e rrethuar me shirit. Prindërit në asnjë mënyrë nuk lejojnë që fëmijët e tyre të futen në atë shkollë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama replikoi me me prindërit e nxënësve të shkollës “Emin Duraku”, të cilët i kanë kërkuar llogari për akt-konstatimin e qëndrueshmërisë së kësaj godine. Prindërit ngulmuan se akt-ekspertimi nuk është i besueshëm dhe janë bërë dy brenda 24 orëve por Rama u tha se  duhet besuar mendimi i inxhinierëve dhe jo mediat, që ai i quan tenda mediatike, duke i sulmuar sërish.

Debati për shkollën në ish-Bllok 

Debati për shkollën “Emin Duraku” prej ditësh ka qenë në qendër të mediave. Grupet e inspektimit kanë bërë dy akte konstatimi për këtë shkollë dhe një pjesë te saj e kanë shpallur si të pabanueshme. Dje prindërit kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës, dhe i kanë bërë një peticion Besa Shahinit. Kjo e fundit u ka kthyer përgjigje dhe shprehet se një godinë është në formë të mirë dhe e qëndrueshme. Ndërkohë shirit në Tiranë i është vënë edhe shkollës, “Sami Frashëri”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllet shkolla emin duraku tragjedia e 26 nentorit 2019 mbyllet shkolla emin duraku tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 09:59

TIRANË– Pedagogu Klement Qerimi ka pësuar dëme të mëdha nga ana shëndetësore pas tërmetit të 26 nëntorit. Tragjedia që përveçse e la pa banesë (pasi...

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 07:36

Vlorë, digjet furgoni i parkuar pranë Bashkisë

VLORË– Një automjet i llojit furgon është djegur pasi është përfshirë nga flakët. Sipas informcionit zyrtar, autmjeti tip furgon Volskwagen Kaddy ka marrë ...