Aktualitet

Operacioni “Tempulli”/ Gjykata e Elbasanit jep vendimet për 22 të pandehurit

Disa prej tyre janë ndëshkuar me gjoba, ndërsa një person është shpallur i pafajshëm.

25 Korrik 2024, 18:28 Nga S.B
Operacioni “Tempulli”/ Gjykata e Elbasanit jep vendimet për 22
foto ilustruese

ELBASAN- Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan ka dënuar 22 persona nё kuadёr tё “Operacionit Tempulli”, për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve si dhe për mbajtjen e armëve të ftohta. Të pandehurit janë shpallur fajtorë dhe kanë marrë dënime që variojnë nga 1 vit deri në 8 vjet burgim, duke aplikuar uljen e 1/3 të dënimit sipas nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale.

Disa prej tyre janë ndëshkuar me gjoba, ndërsa një person është shpallur i pafajshëm. Të gjithë të dënuarit do të vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së zakonshme, me dënimin që fillon nga dita e ndalimit të tyre.

Vendimi i plotë:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.G., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.G., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Ll, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Ll, fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.D., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.K., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.T., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.T., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.D., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale  “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në formën e mbajtjes së armës së ftohtë në banesë të parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 150.000 lekë gjobë.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke caktuar përfundimisht dënimin me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë) lekë.

Gjoba e caktuar do të paguhet brënda 1 muaji nga dita që vendimi merr formë të prereë në një këst të vetëm.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në formën e mbajtjes së armës së ftohtë në banesë të parashikuar 279/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal dhënien e një dënimi të vetëm prej 6 (gjashtë) vite e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4( katër) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin F.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

10. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të pandehurin G.B., nga ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal në ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7(shattë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4(katër) vite e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Sh., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.Sh., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit H.GJ(S)., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin H.GJ(S)., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin L.N., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme

15. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atrë përfundimisht me 4 vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.H., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.B., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

17. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të pandehurin M.K., nga ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ‘’Moskallzim krimi’’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij më 1(një) vit e 6(gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 te K.Pr.Penale, dënimit të caktuar i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 1 vit burgim.

Urdhërohet heqja e masës së sigurimit personal ‘’Arrest në burg’’ dhe lirimi i menjëhershëm i tij nëse nuk mabhet i arrestuar për ndonjë shkak apo vepër tjetër penale.

18. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit M.P për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal.
Urdhërohet heqja e masës së sigurimit ‘’Arrest në shtëpi’’ dhe lirimin e tij nëse nuk qëndron në banesë për ekzekutimin e ndonjë mase tjetër sigurimi.

19. Deklarimin fajtor të të pandehurës R.I., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurën R.I., fillon nga dita e ndalimit të saj dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme

20. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.K., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 5(pesë) vite e 4(katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin R.K., fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.Ll., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.Ll. fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

22. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh.GJ., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 te K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Xh.Gj.,  fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

gjykata e elbasanit lende narkotike

Sondazh

Poll