Aktualitet

I akuzuar për mashtrim, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e Stephan Morgenstern në Korenë e Jugut

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar më 18 shtator 2023.

25 Korrik 2024, 17:35 Nga S.B
I akuzuar për mashtrim, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën
Stephan Morgenstern

TIRANË– Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin drejt Koresë së Jugut të shtetasit gjerman Stephan Morgenstern. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar më 18 shtator 2023.

Morgenstern kërkohet nga autoritetet koreano-jugore për akuzat e "Mashtrimit të rëndë" dhe shkeljen e ligjit për drejtimin e bizneseve të mbledhjes së fondeve pa leje, të parashikuar nga legjislacioni penal i Koresë së Jugut, ku ai përballet me mundësinë e dënimit të përjetshëm.

Në Shqipëri, Morgenstern mbahej në paraburgim, por Gjykata e Lartë vendosi ta revokojë atë masë. Gjithashtu, autoritetet kanë sekuestruar asete dhe llogari bankare të tij dhe bashkëpunëtorëve, të vlerësuara në 123 milionë euro, për të cilat dyshohet se nuk përbëjnë as një të tretën e të ardhurave të përfituara nga mashtrimet.

Në dhjetor 2022, Stephan Morgenstem u arrestua në Greqi teksa po tentonte të hipte në një fluturim për në Dubai, ndërkohë gjykata greke caktoi ndaj tij ‘arrest në shtëpi’. Stephan arriti të ikte në Shqipëri dhe u fsheh deri në arrestimin e tij në aeroportin e Rinasit, ku po priste gruan e tij që kishte mbërritur me një fluturim nga Dubai.

Gjatë arrestimit të tij në Tiranë për “Mashtrim në rrethana të rënda” u zbulua se Stephani ka blerë një vilë në periferi të Tiranës.

stephan morgenstern

Sondazh

Poll