Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për drogë në Greqi, arrestohet në Kakavijë shqiptari i shpallur në kërkim

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

25 Korrik 2024, 16:35 Nga S.B
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për drogë në Greqi, arrestohet
foto ilustruese

KAKAVIJË- Ndalohet në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim. Mësohet se Kreshnik Brakaj 39 vjeç, nga Novosela e Vlorës, është arrestuar ditën e djeshme nga autoritetet greke.

Bëhet me dije se Brakaj është dënuar në vitin 2015 me 7 vite burg dhe 3000 euro gjobë nga Gjykata 5-anëtarëshe e Apelit të Greqisë Qëndrore-Perëndimore. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Brakaj është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës, ndërsa rasti i kaloi Prokurorisë së Janinës për detaje të mëtejshme.

 

kakavije shqiptar arrestim

Sondazh

Poll