Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO-së, kthen për rigjykim çështjen me tjetër trupë gjykuese

Këta të fundit janë dënuar në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Gjithashtu gjatë seancës trupa e gjykimit e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni vendosën se shqyrtimi do të bëhet me tjetër trupë gjykuese.

25 Korrik 2024, 15:48 Nga N.F
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë prish vendimin
Jan Prenga

TIRANË-Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për të vendimin e Apelit të GJKKO-së në lidhje me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja. Këta të fundit janë dënuar në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Gjithashtu gjatë seancës trupa e gjykimit e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni vendosën se shqyrtimi do të bëhet me tjetër trupë gjykuese.

“Prishjen e vendimit nr. 16, datë 20.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues," thuhet në njoftim.

Në datë 20 mars të vitit 2023, Apeli i Posacëm me vendim të gjyqtarëve Florjan Kalaja, Ilirana Olldashi dhe Miliana Muça, lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Festim Bixhdilit, kopshtarit të kompleksit ‘Golden’ si dhe për Olsi Turja.

Festim Bexhdili u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës’ e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes.

Ndërsa Olsi Turjan e dënoi me 3 vite burg për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, por dënimi u konsiderua i kryer, pasi prej kohësh ai qëndronte në masën ‘arrest në shtëpi”.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në 17 janar 2020 me porosi të Rexhepit. Prej 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Kjo ndodhi pasi vëllai i Prengës kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 1999. Ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Rexhepi u arrestua në vitin 2014 me 240 kg kokainë në Ekuador e vazhdonte drejtonte nga qelia operacionet e drogës.

jan prenga vrasje rrembim gjykata e larte apeli i gjkko

Sondazh

Poll