Aktualitet

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke me bar dhe shkurre në Maliq, po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit

Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre pranë zonave me pemëtari dhe vreshta.

25 Korrik 2024, 15:40 Nga S.B
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke me bar dhe shkurre
pamje nga ngjarja

MALIQ- Përfshihet nga flakët një sipërfaqe kodrinore mes fshatit Blacë dhe fshatit Podgorie në Maliq. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre pranë zonave me pemëtari dhe vreshta.

Fatmirësisht zona e përfshirë nga flakët ndodhet larg zonave të banuara. Era e fortë dhe temperaturat e larta po favorizojnë gjithnjë e më shumë përhapjen e flakëve.

Bëhet me dije se në terren ndodhen dy grupe zjarrfikëse, disa punonjës të Vreshtasit si dhe banorët e zonës, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

maliq flake

Sondazh

Poll