Aktualitet

Shpalli të pafajshëm Suel Çelën/KPK konfirmon në detyrë Klodian Kurushin, gjyqtarin e Krimeve të Rënda

10 Dhjetor 2019, 08:07 Nga DOSJA
Shpalli të pafajshëm Suel Çelën/KPK konfirmon në

Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Klodian Kurushin, gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Nga KPK u konstatua se  ka kaluar me sukses tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.

Kurushi është gjyqtari i cili shpalli të pafajshëm Suel Çelën, i cili u akuzua se me “Audi-n” e blinduar goditi makinën e zvëdrejtorit të Policisë së Elbasanit, më 18 shtator 2017.

Në seancën e fundit para KPK-së Kurushi u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizimin, ndërkohë, komisioni identifikoi dy gjetje lidhur me veprime të mundshme fiktive në përfitimin e një kredie të butë për të cilat ai dha shpjegime. Këto gjetje u identifikuan gjatë verifikimit të një apartamenti në pronësi të Kurushi,  me sipërfaqe 79.8 m2 në Tiranë, të blerë në vitin 2013 me vlerë totale 6.3 milionë lekë. Por rezultoi që deklarimet janë bërë të sakta.

Kush është Klodian Kurushi?

Në vitin 2001 ai mbaroi Shkollën e Magjistraturës dhe karrierën e tij në drejtësi e nisi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie, si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ekspert dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk konfirmon në detyrë klodian kurushin vettingu kpk konfirmon në detyrë klodian kurushin vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 07:36

Vlorë, digjet furgoni i parkuar pranë Bashkisë

VLORË– Një automjet i llojit furgon është djegur pasi është përfshirë nga flakët. Sipas informcionit zyrtar, autmjeti tip furgon Volskwagen Kaddy ka marrë ...