Politike

Zgjedhjet në Himarë/ I përbërë nga 10 parti politike, regjistrohet koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Në seancën e sotme publike Komisioneri plotësoi edhe vakancat e krijuara në 3 këshillat bashkiak.

25 Korrik 2024, 14:37 Nga M.B
Zgjedhjet në Himarë/ I përbërë nga 10 parti politike,
Ilirian Celibashi

TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë. Mësohet se komisioneri vendosi regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të ketë në përbërje 10 subjekte zgjedhore: Partia e Lirisë (PL); Partia Republikane (PR); Partia Demokristiane (PDK); Partia Balli Kombëtar (PBK); Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); Fryma Re Demokratike (FRD); Partia Demokratike (PD); Partia Agrare Ambjentaliste (PAA); Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD); Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBD).

Në seancën e sotme publike Komisioneri plotësoi edhe vakancat e krijuara në 3 këshillat bashkiak. Kështu kandidatja Alketa Bici nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Gramsh, kandidati Zek Doda nga lista shumemërore Partisë së Gjelbër iu bashkua Këshillit të Bashkisë Lezhë. Kandidati Qerem Çelpica nga lista shumemërore e Partisë Socialiste iu bashkua Këshillit të Bashkisë Kavajë. Gjithashtu, caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie Himarë.

Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

himara

Sondazh

Poll