25 Korrik 2024, 13:50
Nga M.B
Oerd Bylykbashi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso morën pjesë në një konferencë për shtyp. Bylykbashi tha se Reforma Zgjedhore u bllokua për një kohë të gjatë dhe se vota e diasporës u propozua nga PD. Ai i bëri thirrje qytetarëve të cilët jetojnë jashtë të regjistrohen për të votuar. Bylykbashi tha se të gjitha u bënë të pamundura, por, sipas tij, është e qartë që Rama nuk pranon të bëjë ndryshime që garantojnë lirinë e votës.
“U bllokua zbatimi i rekomandimit të OSBE. Për 2 vite Rama duke dhunuar raportet mbajti peng komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos ndodhte asgjë e të bënte Pazar që Rama të merrte primin e mazhorancës, në lidhje me marrëveshje të tjera si vetingu. Të gjitha u bënë të pamundura por është e qartë që Rama nuk pranon të bëjë ndryshime që garantojnë lirinë e votës dhe sistemi zgjedhor që miratoi PS të ndryshohej për të garantuar votë të barabartë.
Në kushtet e dështimit të Reformës Zgjedhore, sepse reforma nuk ka ndodhur, sepse u bllokua nga Edi Rama.
Në këto kushte, Kuvendi ka detyrimin kushtetues të zbatojë vendimet e GJK, janë tre vendime që trajtonin çështje të zgjedhjeve.
I pari vendimi për votën e personave jashtë Shqipërisë, çështja e herësit apo pragut zgjedhor dhe vendosja e një pragu zgjedhor prej 1 përqind për kandidatët e pavarur. Kjo e fundit vrasës për kandidatin e pavarur. U zhduk mundësia që kandidatët të pavarur të kandidojnë përballë partive të tjera. 3 detyrime kushtetuese për t’u trajtuar nga Kuvendi. Opozita ka qëndrimin se vendimet duhet të zbatohen.
PD arriti suksesin që të bëhet e mundur vota e atyre që janë jashtë vendit. Propozimi i PD dhe opoziëts ishte më i gjerë se ai i PS e cila reduktonte votën vetëm tek emigrantët e ligjshëm. Sa më shumë shqiptarë të regjistrohen për të votuar nga ata që janë jashtë. Do të jetë një dallgë dhe fuqi transformuese për partitë politike”, tha Bylykbashi.
oerd bylykbashi
Politike
25 Korrik 2024, 13:32
M.B
Agron Shehaj dhe Ervin Mete
TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete në lidhje me ko...
Politike
25 Korrik 2024, 13:11
E. D
Ervin Mete
TIRANË- Ministri i Financave Ervin Mete gjatë fjalës së tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Agron Shehaj n...
Politike
25 Korrik 2024, 13:01
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërin...
Politike
25 Korrik 2024, 12:19
M.B
Ina Zhupa dhe Blendi Gonxhja
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa parashtroi disa pyetje për ministrin e Ekonomisë, Kultu...
Politike
25 Korrik 2024, 12:16
M.B
Belinda Balluku dhe Matteo Salvini
ROMA- Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi n...
Politike
25 Korrik 2024, 12:15
E. D
Pamje nga Protesta
TIRANË- Pas disa minutash tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiran&e...
Politike
25 Korrik 2024, 12:13
E. D
Blendi Këlliçi
TIRANË- Blendi Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestën e sotme para Bashkisë&nbs...
Politike
25 Korrik 2024, 12:03
E. D
Silva Caka
TIRANË- Përfaqësuesja e PL Silva Caka në protestën e ditës së sotme ka folur për përplasjen n&...
Politike
25 Korrik 2024, 11:53
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje policëve që të ...
Politike
25 Korrik 2024, 11:51
M.B
Alban Vokshi
TIRANA- Deputetja e PD, Albana Vokshi ka kërkuar nga mazhoranca që të respektohen dhe mos të ketë trajtim t...