Politike

“Të dhënat e TIMS shiten dhe blihen online”, Salianji: Raporti i Komisionit Hetimor bashkë me mendimin e pakicës do t’i dorëzohet SPAK

Salianji tha se të dhënat e sistemit TIMS shiten dhe blihen online, duke bërë që vendet jo miqësore me Shqipërinë mund t’i marrin ato dhe t’i keqpërdorin.

25 Korrik 2024, 14:28 Nga M.B
“Të dhënat e TIMS shiten dhe blihen online”, Salianji:
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji që drejtoi Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS tha se raporti i miratuar bashkë me mendimin e pakicës do t’i dorëzohet SPAK. Salianji tha në News 24 se të dhënat e sistemit TIMS shiten dhe blihen online, duke bërë që vendet jo miqësore me Shqipërinë mund t’i marrin ato dhe t’i keqpërdorin.

“Jemi në kushtet kur në vitin 2021 ka pasur hakerim të sistemit, duke dashur që të mos e pranojnë që kemi hakerim e kanë lejuar që deri në 2022 hakeruesi të rrijë në sistem dhe të vjedhe cdo të dhënë të sistemit TIMS. Di t’ju them që të dhënat e sistemit TIMS shiten dhe blihen online.

Shtetet që kanë interes që kanë raporte jo miqësore me Shqipërinë mund ti marrin të dhënat e sistemit TIMS mund ti blenë dhe ti keqpërdorin për interesa të tyre. Në këtë kuptim jemi në kushtet e një cënim të rëndë të sigurisë kombëtare dhe duhet të merren masa.

Raporti i Komisionit Hetimor bashkë me mendimin e pakicës do të jetë i bashkëngjitur dhe do ti dorëzohet SPAK. Unë e kam firmosur që sot që të dyja raportet të shkojnë në SPAK dhe pas zbardhjes do të dorëzohet për hetim të thelluar”, tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll