Aktualitet

4922 kontrolle për kanabis nëpër Shqipëri, Policia: Nuk gjetëm asnjë rast kultivimi (Video)

8 Mars 2019, 12:38 Nga DOSJA
4922 kontrolle për kanabis nëpër Shqipëri, Policia: Nuk

SHQIPËRI- Policia e Shtetit ka organizuar një operacion për kontrollin e ambienteve të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në aksion kanë marrë pjesë 1.110 punonjës policie, 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.

Në të gjithë territorin janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle në: 1795 sera/minisera; 1036 magazina/objekte; 883 ish objekte ushtarake; 509 shtëpi të braktisura; 299 stane/stalla; 407 ambiente të hapura dhe  43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit
Operacion për kontrollin e ambienteve të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit ka nisur një operacion i gjerë për kontrollin e territorit.

Gjatë këtij operacioni janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit.

Në operacion morën pjesë 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.

Janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle/rikontrolle, në:

– 1795 sera/minisera
– 1036 magazina/objekte
– 883 ish objekte ushtarake
– 509 shtëpi të braktisura
– 299 stane/stalla
– 407 ambiente të hapura
– 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në territor dhe në ambiente të mbyllura nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Grupet e monitorimit të DPPSH, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim kanë ndjekur operacionin në të gjithë territorin e vendit.

Kontrollet do vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe me aktorë dhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antikanabis policia e shtetit aksioni antikanabis policia e shtetit

Sondazh

Poll