24 Korrik 2024, 21:11
Nga S.B
pamje nga ngjarja
PËRMET- Shpëtohen 7 turistë nga Gjermania dhe Polonia të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës. Mësohet se turistët mbetën të bllokuar për shkak të rreshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës.
Bëhet me dije se të shtatë turistët e shpëtuar, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Punonjësit e Policisë ndihmuan 7 turistët nga Polonia dhe Gjermania, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut.
Në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e zonave të mbrojtura, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.
Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Policia e Gjirokastrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
permet turiste
Aktualitet
24 Korrik 2024, 20:19
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje urgjente. mësohet se n&eu...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 20:18
S.B
pamje nga ngjarja
POGRADEC- 47-vjeçari Përparim Shkullaku i cili mbeti pasditen e sotme i plagosur rëndë nga i ati me çif...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 19:32
N.F
Protesta
THUMANË- Pasditen e sotme është zhvilluar një protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët u mblodhën rr...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 19:25
S.B
pamje nga ngjarja
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Stropckë të Pogradecit. Mësohet...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 19:15
N.F
Protesa
THUMANË- Pasditen e sotme dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë në lidhje me aksin e ri Thumanë-Kash...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 18:54
N.F
Protestuesi
THUMANË- Pasditen e sotme dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë në lidhje me aksin e ri Thumanë-K...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 18:42
N.F
Protesta
THUMANË- Banorët e Thumanës kanë dalë pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thum...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 18:33
S.B
pamje nga ngjarja
ANGLI- Arrestohet për herë të dytë një 24-vjeçar shqiptar në Angli. Mësohet se Eglantin Do...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 18:20
N.F
Protesta
THUMANË- Banorët e Thumanës kanë dalë pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thuman&eu...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 18:07
N.F
Komisioni parlamentar i ekonomisë
TIRANË- Në Shqipëri po hidhen aktualisht disa hapa konkrete për rigjallërimin e industris&e...