Aktualitet

Tensionet mes protestueve dhe policisë në aksin Thumanë-Kashar, banori: Turp, u hedhin gazlotsjelles fëmijëve!

Pak minuta pasi u bllokua qarkullimi policia tentoi të hapte njërën anë të rrugës pasi dhjetëra makina krijuan trafik të rënduar. Kjo solli që banorët të acarohen dhe të mos lejojnë policinë teksa shkoi edhe në përplasje dhe shtyrje mes tyre. Ndërkohë një banor u shpreh se policia ka përdor gazlotsjellës. 

24 Korrik 2024, 18:54 Nga N.F
Tensionet mes protestueve dhe policisë në aksin Thumanë-Kashar,
Protestuesi

THUMANË- Pasditen e sotme dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë në lidhje me aksin e ri Thumanë-Kashar. Banorët kanë bllokuar qarkullimin duke u ulur në asfalt ndërsa kanë bërë thirrje policisë të bëjnë punën e tyre teksa ata kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar.

Pak minuta pasi u bllokua qarkullimi policia tentoi të hapte njërën anë të rrugës pasi dhjetëra makina krijuan trafik të rënduar. Kjo solli që banorët të acarohen dhe të mos lejojnë policinë teksa shkoi edhe në përplasje dhe shtyrje mes tyre. Ndërkohë një banor u shpreh se policia ka përdor gazlotsjellës. 

"Turp, tu hedhin gaz lotsjelles fëmijëve," u shpreh një banor i cili është i pranishëm më vajzën e tij të mitur në protestë.

 

protesta ne aksin thumane- kashar

Sondazh

Poll