Aktualitet

Protesta në aksin Thumanë- Kashar, përplasje mes policisë dhe banorëve, tentuan të hapnin njërën anë të rrugës

Ndërkohë policia ka tentuar të largojë banorët nga njëra anë e rrugës veprim i cili ka sjellë tensione. Banorët janë përplasur me policinë ndërsa kanë bërë thirrje që të mos i shtyjnë dhe ti lejojnë të protestojnë. 

24 Korrik 2024, 18:42 Nga N.F
Protesta në aksin Thumanë- Kashar, përplasje mes policisë
Protesta

THUMANË- Banorët e Thumanës kanë dalë pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thumanë-Kashar. Ata kanë bllokuar qarkullimin ndërsa në vendngjarje ka forca të shumta policie.  Disa protestues janë ulur në asfalt ndërsa kanë bërë thirrje policisë të bëjnë punën e tyre teksa ata kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar.

Ndërkohë policia ka tentuar të largojë banorët nga njëra anë e rrugës veprim i cili ka sjellë tensione. Banorët janë përplasur me policinë ndërsa kanë bërë thirrje që të mos i shtyjnë dhe ti lejojnë të protestojnë. 

protesta ne aksiden thumane-kashar

Sondazh

Poll