Aktualitet

U plagos rëndë nga i ati me çifte, 47-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Agim Shkullaku është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që u sekuestrua edhe arma e gjahut. 

24 Korrik 2024, 20:18 Nga S.B
U plagos rëndë nga i ati me çifte,
pamje nga ngjarja

POGRADEC- 47-vjeçari Përparim Shkullaku i cili mbeti pasditen e sotme i plagosur rëndë nga i ati me çifte, po transportohet drejt Traumës me helikopter. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme (24 korrik), në fshatin Stropckë të Pogradecit.

Mësohet se pas një konflikti për motive banale 47-vjeçari Përparim Shkullaku në gjendje të dehur ka goditur fizikisht të atin 83-vjeçarin Agim Shkullaku ku ky i fundit ka marrë çiften duke e plagosur rëndë.

Agim Shkullaku është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që u sekuestrua edhe arma e gjahut. 

pogradec arme gjahu plagosje

Sondazh

Poll