Aktualitet

VIDEO/ Çanë kordonin e policisë, pamjet nga momenti kur banorët bllokojnë aksin Thumanë-Kashar: Hajdeni!

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga momenti kur banorët arrijnë të çajnë kordonin e policisë dhe të bllokojnë rrugën ku më pas nisi edhe protesta e tyre.

24 Korrik 2024, 19:15 Nga N.F
VIDEO/ Çanë kordonin e policisë, pamjet nga momenti kur
Protesa

THUMANË- Pasditen e sotme dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë në lidhje me aksin e ri Thumanë-Kashar. Banorët kanë bllokuar qarkullimin duke u ulur në asfalt ndërsa kanë bërë thirrje policisë të bëjnë punën e tyre teksa ata kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar. Ndërkohë janë publikuar pamjet nga momenti kur banorët arrijnë të çajnë kordonin e policisë dhe të bllokojnë rrugën ku më pas nisi edhe protesta e tyre.


Gjatë protestës ata u shprehën se nuk janë kundër zhvillimit por me rrugën e re ata po bllokohen gjë e cila po sjell falimentimin e 1500 bizneseve. Sipas tyre ata nuk kanë akses në autostradë ndërsa kanë theksuar se kanë protestuar edhe 5 herë të tjera në mënyrë paqësore.

Pak minuta pasi u bllokua qarkullimi policia tentoi të hapte njërën anë të rrugës ndërsa banorët u acarohen dhe u përplasën me forcat e efektivëvë. Një banor gjithashtu deklaroi se policia ka përdor gazlotsjellës. 

 

protesta ne aksin thumane- kashar

Sondazh

Poll