Aktualitet

Flakët përfshijnë kodrat e fshatit në Gjirokastër, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Bëhet me dije se pritet të ketë persona të ndaluar për zjarrvënie të qëllimshme.

24 Korrik 2024, 16:29 Nga S.B
Flakët përfshijnë kodrat e fshatit në Gjirokastër,
pamje nga ngjarja

GJIROKASTËR- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e fshatit “Arshi Lengo” të Gjirokastrës rreth orës 14:40 të ditës së sotme. Mësohet se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa bimësia e thatë dhe era e fortë ndikuan në përhapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, 30 forca vullnetare, 6 punonjës me kontratë si dhe banorë të zonës për të bërë të mundur shuarjen e vatrës së zjarrit. Bëhet me dije se pritet të ketë persona të ndaluar për zjarrvënie të qëllimshme.

gjirokaster zjarr

Sondazh

Poll