Politike

Komisioni i Ligjeve/ Mediu: Partive t’u lihet mundësia të zgjedhin nëse duan lista tërësisht të hapura

Ai tha se nëse flasim për demokraci përfaqësuese ata përfaqësojnë jo thjesht partitë, por vullnetin e qytetarëve. Ai theksoi që të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur.

24 Korrik 2024, 17:21 Nga N.F
Komisioni i Ligjeve/ Mediu: Partive t’u lihet mundësia të
Mediu dhe Lapaj

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për Reformën Zgjedhore. Mediu në diskutimet për Reformën Zgjedhore propozoi që partive t’iu lihet opsionale nëse do duan që ta mbyllin 1/3 e listës për deputetë.

Sipas tij partitë që duan ta mbyllin listën për ata, dhe pastaj të lënë mundësi për të rinjtë që të konkurrojnë. Ai tha se nëse flasim për demokraci përfaqësuese ata përfaqësojnë jo thjesht partitë, por vullnetin e qytetarëve. Ai theksoi që të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur.

“Nëse do ta lërë listën tërësisht të hapur ta lërë të hapur. Në kushtetutë thuhet jo më pak se 1/3, është çështje e vullnetit të partisë. Mendoj që alternativa e lënies së hapur të kësaj mundësie, duke marrë parasysh edhe ato faktorë që u thanë për gjeneralët dhe ushtarët. Partitë që duan ta mbyllin listën për ata, dhe pastaj të lënë mundësi për të rinjtë që vijnë e konkurrojnë. Se kanë besimin e qytetarëve që u japin votën. Nëse flasim për demokraci përfaqësuese ne përfaqësojmë jo thjesht partitë, por vullnetin e qytetarëve. Të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur”, tha Mediu.

fatmir medoi komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll