Politike

Vota e emigrantëve/ Lapaj te Komisioni i Ligjeve: Fleta e votimit për diasporën të jetë e njëjtë, por me ngjyrë ndryshe që të mos keqpërdoren!

Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se vota e emigrantëve duhet të bëhet realitet. Lapaj theksoi se fleta e votimit për diasporën duhet të jetë e njëjtë në format me fletën e votimit brenda vendit, duke shtuar se duhet të ndryshojë vetëm ngjyra, me qëllim që mos të bëhen manipulime.

24 Korrik 2024, 17:08 Nga N.F
Vota e emigrantëve/ Lapaj te Komisioni i Ligjeve: Fleta e votimit për
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kryetari i lëvizjes "Shqipëria bëhet", Adriatik Lapaj ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për Reformën Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se vota e emigrantëve duhet të bëhet realitet. Lapaj theksoi se fleta e votimit për diasporën duhet të jetë e njëjtë në format me fletën e votimit brenda vendit, duke shtuar se duhet të ndryshojë vetëm ngjyra, me qëllim që mos të bëhen manipulime.

Ai tha se për votën e diasporës duhet të ngrihet një strukturë e posaçme me 5 anëtarë të cilët do të përcaktohen me short nga institucione të pavarura. Lapaj shtoi se tek drafti duhet të lihet dhe opsioni i referendumit. Sipas tij tek drafti i propozuar nuk parashikohen zgjedhjet e parakohshme ndërsa shtoi se ata kanë propozuar që listat të jenë të hapura.


"Propozimi ynë bën fjalë për votën e emigrantëve dhe për hapjen e listës zgjedhore. Fleta e votimit për votuesit në diasporë të ketë format të njëjtë, por duhet të jetë me ngjyrë ndryshe nga fleta e votimit brenda vendit. Kjo do bënte që fletët të mos silleshin në Shqipëri e të mos keqpërdoreshin. Ata që presin zarfet postare duhet që të jetë një strukturë e posaçme me 5 anëtarë, anëtarë që përcaktohen me short nga institucione të pavarura.


Tek drafti duhet të lihet dhe opsioni i referendumit. Tek drafti i propozuar nuk parashikohen zgjedhjet e parakohshme. Ne kemi propozuar që listat të jenë të hapura. Unë do propozoja, që bëjeni siç e keni parashikuar (1/3 e listës e mbyllur dhe 2/3 e hapur), por lëreni opsionale. Kjo adreson të gjithë shtresat e shoqërisë," tha ai.

adriatik lapaj komisioni i ligjeve vota e emigrantëve

Sondazh

Poll